LEN: Rezultatet e testimit PISA janë dëshmia e falimentimit të arsimit në RMV

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Lidhja Europiane për Ndryshim (LEN) shpreh shqetësimin në lidhje me rezultatet e fundit të testimit ndërkombëtar PISA në Maqedoninë e Veriut. Sipas rezultateve, vendi ka rënë në rangun e 10 vendeve të fundit nga 81 vendet ku është kryer testimi, duke thelluar kështu një tendencë negative vit pas viti në fushat e leximit, gjuhëve, matematikës dhe shkencës.

“Ndërsa rezultatet janë shqetësuese, ne duam të theksojmë se fajtorët kryesorë nuk janë nxënësit, por një sistem arsimor që e ka prodhuar këtë gjendje të falimentimit të arsimit. Partizimi i arsimit, punësimet partiake, mungesa e teksteve shkollore dhe objekteve dinjitoze, si dhe politikat arsimore që nuk janë të orientuara drejt suksesit në arsim, janë disa nga arsyet për këtë situatë të trishtueshme” thuhet në deklaratën e LEN.

Në këtë kontekst, LEN ju drejtohet drejtuesve të arsimit, të cilët i që janë identifikuar kuadro të BDI-së. Ata thanë se janë akuzuar për mungesën e ofertave për cilësi në arsim dhe për përdorimin e institucioneve arsimore si degë të partisë, duke shndërruar shkollat dhe universitetet në ndërmarrje për punësimin e militantëve partiakë.

“Në këtë kohë të vështirë, Lidhja Europiane për Ndryshim shpreh zotimin e saj për të qenë jashtëzakonisht të fokusuar në arsim. Ne do të bëjmë një investim të mëdha pikërisht në zhvillimin e arsimit, duke synuar përmirësimin e cilësisë së tij. Nuk mund të lejojmë që arsimi të mbetet viktimë e kësaj gjendjeje. Nga maji i vitit të ardhshëm, ne planifikojmë të fillojmë një epokë të re, e cila do të karakterizohet jo vetëm nga përparimet në demokraci, zhvillim ekonomik dhe drejtësi në vendin tonë, por veçanërisht nga përmirësimet e dukshme në sistemin arsimor, gjë që do të pasqyrohet edhe në testimet e viteve të ardhshme” theksojnë ato. /Telegrafi/

Advertisement

The post LEN: Rezultatet e testimit PISA janë dëshmia e falimentimit të arsimit në RMV appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy