BDI akoma me mish e me shpirt mundohet që Nikolla Gruevskin ta kthejë në Shkup “pa therë në këmbë”, sepse kthimi i tij nga Budapesti, sipas kësaj partie, do të thotë shumë, akuzojnë sot nga Lidhja Europiane për Ndryshim.
“Do të thotë shumë, sepse të vetmin shpëtim BDI e sheh pikërisht te kthimi i Gruevskit. Është kjo një ëndërr e BDI-së, por për fatin e tyre të keq, realiteti aktual nuk është ëndërr, por dëshmi që tregon se në Maqedoninë e Veriut kemi përkeqësim të gjendjes në çdo aspekt dhe në çdo sferë.
Tashmë ka dëshmi se BDI, përmes formave të ndryshme, është në kontakt me Gruevskin, me të cilin shqyrtohen mundësitë e kthimit të tij, nga i cili do të varej fati i ardhshëm i BDI-së, bashkë me LSDM-në”, thonë nga LEN.
Nga atje pyesin publikisht se si kaloi darka e ministrit Bujar Osmani me Gruevskin me 06.09.2023 në Budapest? Çfarë shije pati kjo darkë dhe si do të realizohet kthimi “triumfal” i Gruevskit?./Telegrafi/
The post LEN: BDI po mundohet ta kthejë Gruevskin në Shkup appeared first on Telegrafi.