Qeveria e Maqedonisë së Veriut informon se dje pasdite, u mbajt mbledhja e dytë e “Grupit të punës për përgatitjen e ndryshimeve dhe plotësimeve të legjislacioni për dekriminalizimin, legalizimin dhe shfrytëzimin e përfitimeve mjekësore, sociale dhe ekonomike të kanabisit”.

Siç njoftojnë nga Qeveria, në mbledhjen e dytë, Grupi i punës miratoi definicionet për termet dekriminalizim, legalizim dhe depenalizim në lidhje me statusin e përdorimit të kanabisit, të cilat do të përdoren për të kuptuar më mirë nivelet e përdorimit të lejuar të kanabisit në proceset e punës në institucione, si dhe për informacion dhe edukim të publikut më të gjerë në lidhje me aspektet e ndryshme të përdorimit të kanabisit.

Sipas Grupit të punës, DEKRIMINALIZIM I PËRDORIMIT TË KANABISIT nënkupton eliminimin e krimeve në lidhje me përdorimin e kanabisit dhe posedimin e kanabisit për përdorim personal. Dekriminalizimi nënkupton zhvendosjen e fokusit të politikave nga sistemi gjyqësor policor në sistemin shëndetësor-shoqëror. Kjo kornizë krijon një kontekst dhe mjedis mbështetës për ndërhyrjet e nevojshme shëndetësore publike dhe sociale për njerëzit që përdorin kanabis dhe minimizon pasojat negative të ndjekjes penale për posedimin dhe përdorimin e kanabisit.

DEPENALIZIMI I PËRDORIMIT TË KANABISIT i referohet një situate në të cilën ekziston dispozitë penale ose kundërvajtëse, por përmes praktikës së vendosur institucionet zbatojnë një sanksion më të butë, paralajmërim ose masë tjetër të ngjashme administrative ose shtyjnë dënimin.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

LEGALIZIMI I PËRDORIMIT TË KANABISIT përfaqëson rregullimin e rrethanave në të cilat përdorimi i kanabisit nuk do të konsiderohet vepër penale, përkatësisht përcaktimi i kritereve nën të cilat kanabisi mund të prodhohet, blihet, shitet dhe përdoret. Legalizimi përfshin rregullimin e prodhimit, përpunimit, shitjes dhe posedimit të kanabisit për përdorim personal; përdorimi i kanabisit për qëllime mjekësore dhe rregullimi i modelit përmes të cilit do të zbatohet legalizimi.

Grupi i punës solli konkluzion për përpunimin e analizës krahasuese të modeleve në 10 vende të ndryshme nga rajoni, Evropa dhe bota në raport me statusin e përdorimit të kanabisi edhe atë në Portugali, Holandë, Çeki, Spanjë, Kanada, Kolorado (SHBA), Kaliforni (SHBA), Izrael, Kroaci dhe Shqipëri.

Analiza krahasuese do të sigurojë një pasqyrë të plotë të politikave të kanabisit në 10 vendet, në përputhje me këto kritere:

1. Cila është dispozita ligjore për përdorimin, posedimin dhe prodhimin e kanabisit;

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

2. Zbatimi i ligjeve, praktikë që zbatohet, shembuj pozitiv ose negativ;

3. Numri i përdoruesve të kanabisit para dhe pas sjelljes së ndryshimit;

4. Numri i të burgosurve për krime të lidhura me kanabis;

5. Numri i vdekjeve ose mbidozave të lidhura me kanabis, para dhe pas sjelljes së ndryshimit;

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

6. Nëse janë vendosur programe sociale për risocializim, punësim dhe të ngjashme;

7. Nëse ka ndonjë analizë për përfitim nga modeli, përfitime në aspekt ekonomik në vendet ku zbatohen politikat liberale;

8. Modeli për prodhimin legal dhe lëshimin në përfitim të kanabisit dhe produkteve nga kanabisi;

9. Numri i të punësuarve në sektorin e kanabisit, vlera e qarkullimit vjetor në sektorin e kanabisit, fluksi tatimor i kanabisit legal për qëllime mjekësore dhe përdorim personal.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Grupi i punës në takim përcaktoi udhëzime dhe palët e interesuara përgjegjëse për përgatitjen e informacionit gjithëpërfshirës, publik dhe arsimor për publikun e gjerë mbi të gjitha aspektet e përdorimit të kanabisit, si dhe sigurimin e procesit konsultues duke përfshirë të gjitha palët e interesuara. Për realizimin e një fushate të tillë publike, informuese dhe edukative, do të kërkohet mbështetje nga sektori i biznesit dhe nga të gjithë aktorët social që mbështesin politikat e gjelbra.

Në mbledhjen e dytë të Grupit të punës për kanabis morën pjesë përfaqësues nga Ministria e Shëndetësisë, Ministria e Drejtësisë, Ministria e Punëve të Brendshme, Kabineti i Kryeministrit, shoqata të toksikologëve, të pediatërve, Kuvendi i Studentëve të Fakultetit në Fakultetin e Farmacisë, Komiteti i Helsinkit për të Drejtat e Njeriut, HOPS – Opsione për Jetë të Shëndetshme Shkup, Koalicioni Margjinat, Shoqata Operacioni Çlirim, Shoqata për Kanabis dhe Politika të Gjelbra Billka, Shoqata për Prodhuesit e Kanabisit Mjekësor, Industria Inovative Farmaceutike dhe Fakulteti i Shkencave Bujqësore dhe Ushqimit pranë Universitetit Shën Kirili dhe Metodi./Telegrafi/

The post Legalizimi i kanabisit në Maqedoni: Definohen termet “dekriminalizim”, “legalizim” dhe “depenalizim” appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";