Përplasjet publike mes pushtetit dhe opozitës për referendumin e mundshëm dhe çështjen e zgjedhjeve të parakohshme vazhdojnë, dhe asnjëra nga të dyja palët nuk heq dorë nga qëndrimet e saja. OBRM-PDUKM akuzoi LSDM-në se nuk ka plan dhe strategji për çështjen e referendumit.
“Tezat e LSD-së antimaqedonase se populli i përkrah dhe pajtohet me Marrëveshjen me Bullgarinë është gënjeshtër. Dëshmi për këtë është ikja nga oferta për zgjedhje të trefishta, për dhe së bashku me Referendumin, për të organizuar zgjedhje të parakohshme parlamentare dhe presidenciale, të gjitha në kurriz të shtetit për të përfunduar të tre operacionet e rëndësishme. Ata nuk kanë përgjigje nga qeveria, sepse zgjedhjet nuk u shkojnë dhe e dinë se do të humbasin”, tha Mile Lefkov – deputet i OBRM-PDUKM.
LSDM paraprakisht theksoi se iniciativa për referendum shërben vetëm për të shpëtuar ulësen e Mickoskit, dhe shtoi se kjo iniciativë paraprakisht është e dënuar të dështojë. Sipas socialdemokratëve, tani duhet të punojmë për tejkalimin e krizës së ardhshme.
The post Lefkov: Qeveria po ikën nga zgjedhjet dhe referendumi appeared first on Telegrafi.