Lidhja Demokratike e Maqedonisë ka propozuar që qeveria të ndihmoj bizneset vendase dhe familjet me rrezik social, në kohën kur vendi po përballet me krizë energjetike.

Prej aty thonë se masat duhet të ndërmerren për të ndihmuar në tejkalimin e kësaj situate.

“LDM propozon që Qeveria e Republikës së Maqedonisë të shqyrtojë mundësinë e subvencionimit të rritjes së çmimit të energjisë elektrike për 90% për qytetarët dhe kompanitë, ose që kompanitë të paguajnë diferencën në çmim pesë vjet pas përfundimit të krizës energjetike. Ne propozojmë edhe një paketë sociale për familjet me të ardhura të ulëta, e gjitha për të mund të ushqehen në kushtet e rritjes së madhe të çmimeve për produktet ushqimore bazë, energjinë dhe shërbimet. Një nga prioritetet që Kuvendi duhet të diskutojë është kriza e rëndë ekonomike dhe energjetike në vend dhe përballja e pasojave, si dhe zbatimi i detyrimeve ligjore të qytetarëve dhe kompanive që nuk paguajnë energjinë elektrike, tatimin mbi shitjen, tatimin mbi vlerën e shtuar, etj”, thuhet në njoftim.

Kujtojmë se nga dita e nesërme do të hyjnë në fuksion masat shtetërore për kursimin e energjisë elektrike.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post LDM: Qeveria e Maqedonisë le të ndihmoj bizneset dhe qytetarët me rrezik social për të tejkaluar krizën appeared first on Telegrafi.