Lëvizja Demokratike ka themeluar Forumin e Gruas dhe në krye të këtij forumi është zgjedhur deputetja Saranda Imeri.

Për Lëvizjen Demokratike, sipas kreut të kësaj partie, Izet Mexhiti, gruaja është shtylla kryesore e ndërtimit të një politike gjithëpërfshirëse dhe përparimtare.

Themelimi i Forumit të Gruas siç tha Mexhiti synon të krijojë një platformë për të ngritur zërin dhe për të avancuar kontributin e grave në proceset vendimmarrëse, duke frymëzuar gjeneratat e reja drejt lidershipit.

“Përfaqësimi i grave në këtë parti reflekton angazhimin e saj për barazi dhe fuqizim: të tria deputetet e Lëvizjes Demokratike në Kuvend janë gra, një shembull unik në politikën vendore. Po ashtu, gra udhëheqin edhe pozita kyçe shtetërore si zëvendësministrja dhe zëdhënësja e qeverisë”, deklaroi kryetari i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

The post LD themeloi Forumin e Gruas, me të do të udhëheqë deputetja Saranda Imeri appeared first on Telegrafi.