LD: Qeveria ende toleron përmbaruesit që pa mëshirë po rrjepin qytetarët

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Lëvizja Demokratike (LD) në RMV e akuzon Qeverinë se toleron përmbaruesit që të “rrjepin” qytetarët të cilët kanë mbetur në vend.

Nga LD thonë se borxhet e grumbulluara dhe kamatat ndëshkuese kanë bërë që përmbaruesit thjeshtë t’i rrjepin qytetarët, duke i bërë borxhlinj të përjetshëm.

“Bllokimi i llogarive të transaksioneve janë bërë makth i vërtetë si për qytetarët e shumtë, ashtu edhe shumë ndërmarrje, të cilat në pamundësi për t’i shlyer borxhet, thjeshtë falimentojnë. Kohë më parë shumica parlamentare ka miratuar disa ndryshime në Ligjin për Përmbarim dhe Ligjin për arrëdhëniet e Detyrimeve, por disa nga njohësit e kësaj lëmie thonë se këto ndryshime kanë shumë paqartësi”.

“Është e domosdoshme që në këtë drejtim shteti t’i qartësojë disa çështje dhe jo problemet të ngelin pezull. Përderisa nuk ka interpretim autentik të ligjit nga ana e Kuvendit, do të vazhdojë avazi i vjetër dhe rrjepja e qytetarëve dhe subjekteve juridike do të jetë edhe më e dhimbshme”, thonë nga LD.

Advertisement

Lëvizja Demokratike fton edhe ministrin e Drejtësisë, në kompetencat e të cilit zhvillohet veprimtaria e përmbaruesve, që të gjejë një zgjidhje, sepse siç thonë, numri prej mbi 120 mijë xhirollogari të bllokuara, është sa alarmant, aq edhe tragjik./Telegrafi/

The post LD: Qeveria ende toleron përmbaruesit që pa mëshirë po rrjepin qytetarët appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy