Lidhja Demokratike përshëndeti marrëveshjen mes LSDM-së dhe OBRM-PDUKM-së për anulimin e regjistrimit të popullsisë.
“Lidhja Demokratike ishte i vetmi partner i koalicionit në Qeveri i cili bëri thirrje për shtyrje të regjistrimit duke paralajmëruar se operacioni statistikor nuk do të ketë sukses dhe do të ketë rezultatet gabim nga fakti se ka qytetarë që frikësohen të hapin dyert”, thonë nga kjo parti.
Ata shtojnë se anulimi i regjistrimit deri më shtator do të sigurojë që një pjesë e madhe e popullatës do të vaksinohet, posaçërisht regjistruesit.
Ata po ashtu shtojnë se partia e tyre janë për ndryshim të Kodit Zgjedhor, përkatësisht për një njësi zgjedhore./Telegrafi/
The post LD: Ne ishim i vetmi partner në Qeverinë e Maqedonisë që kërkoi shtyrjen e regjistrimit appeared first on Telegrafi.