LD: LSDM ka mbetur në të kaluarën, nuk mund të funksionojë pa sulmuar mbi baza etnike

Pinterest LinkedIn Tumblr +

“Sulmi i sotëm ndaj zëvendëskryeministrit Izet Mexhiti është edhe një dëshmi tjetër se sa pak i duhet LSDM-së për të treguar fytyrën e saj të vërtetë, një parti e mbetur në të kaluarën, e cila nuk mund të çlirohet nga trashëgimia e përçarjeve, manipulimeve dhe drejtësisë selektive”, kështu reagon sot nga Lëvizja Demokratike.

Nga LD e Mexhitit thonë se LSDM-së i mungon BDI-ja e tyre e dëgjueshme.

“Ata janë të humbur pa Artan Grubin dhe Bujar Osmanin, partnerët e tyre afatgjatë në skemat korruptive, të cilët për vite me radhë sakrifikuan interesat e shqiptarëve për interesa personale, shoqërore dhe familjare. Tani, kur LD-ja është partia që punon ekskluzivisht për të mirën e qytetarëve, LSDM-ja nuk di si të përballet me këtë realitet, prandaj i drejtohet sulmeve të ulëta dhe akuzave të pabazuara. LD-ja nuk do të lejojë të heshtet! Ne do të vazhdojmë të punojmë në interes të shqiptarëve dhe të gjithë qytetarëve të Maqedonisë së Veriut. Ndërkohë që LSDM-ja merret me akuza boshe, LD-ja investon në infrastrukturë, arsim dhe zhvillim ekonomik. Ndryshimet e vërteta nuk vijnë nga ata që për dekada kanë abuzuar me pushtetin, por nga forcat e reja që sjellin rezultate reale. I bëjmë thirrje LSDM-së të ndalojë sulmet mbi baza etnike, sepse kjo vetëm tregon se politika e tyre është e vjetëruar dhe e bazuar në përçarje. Maqedonia e Veriut nuk është shtet i elitave të privilegjuara, por i të gjithë qytetarëve të saj! Izet Mexhiti vepron sipas ligjit dhe do të vazhdojë të punojë kështu, në interes të shqiptarëve dhe të gjithë qytetarëve të Maqedonisë së Veriut. LD-ja do të vazhdojë të punojë ndershmërisht, me transparencë dhe në interes të të gjithë qytetarëve, pa marrë parasysh përkatësinë e tyre etnike!”, thuhet në reagimin e LD-së.

The post LD: LSDM ka mbetur në të kaluarën, nuk mund të funksionojë pa sulmuar mbi baza etnike appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy