Ambasadori i Britanisë së Madhe në RMV, Matthew Lawson thotë se partnerët e NATO-s janë të bashkuar për stabilitetin dhe sigurinë në rajon, përcjell Telegrafi Maqedoni
“Edhe nëse ndonjëherë nuk biem dakord për një çështje të caktuar të politikës së jashtme, ne gjithmonë qëndrojmë së bashku fort si partnerë në NATO dhe do të vazhdojmë të punojmë së bashku në atë drejtim për stabilitetin dhe sigurinë në rajon”, tha ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Matthew Lawson, gjatë një vizite sot në Shtip, duke iu përgjigjur pyetjes së një gazetari për votën e vendit tonë në rezolutën e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së për Ukrainën.
Ai tha se Ukraina do të mbetet një prioritet për Mbretërinë e Bashkuar
“Më duhet të them se Ukraina do të mbetet një prioritet për Mbretërinë e Bashkuar. Ne jemi partnerë të NATO-s me Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe punojmë së bashku për qëllimet strategjike dhe arritjen e përbashkët të politikës së jashtme”, tha Lawson.
Ambasadori britanik Lawson sot është në një vizitë pune në Shtip, gjatë së cilës vizitoi Komunën e Shtipit dhe Universitetin “Goce Dellçev”./Telegrafi/
The post Lawson: Me Maqedoninë e Veriut jemi partnerë të NATO-s, punojmë së bashku për qëllimet strategjike appeared first on Telegrafi.