Latas do të gjykohet përsëri për rastin “Lëndina”, shfuqizohet aktgjykimi për lirimin e tij

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Gjykata e Apelit ka shfuqizuar aktgjykimin për lirimin nga akuzat për Dragan Pavloviç Latas, i cili u gjykua për rastin e PSP-së “Lëndina”.

Nga Gjykata e Apelit thonë se rasti është dërguar në Gjykatën Penale, ku duhet t’i caktohet përsëri gjykim.

Latas dhe vëllezërit e tij janë ndjekur penalisht nga PSP për ndërtimin e tri shtëpizave në Zelenikov, të cilat sipas prokurorisë kanë filluar të ndërtohen në vitin 2011, ndërsa miratimin e kanë marrë në vitin 2013.

Ndërsa sipas gjykatëses Marija Kletniçka vëllezërit e akuzuar lirohen nga akuzat për ndërtim paleje, gjegjësisht nuk janë fajtor, sepse siç tha sipas ligjit nuk kanë kryer vepër penale./Telegrafi/

Advertisement

The post Latas do të gjykohet përsëri për rastin “Lëndina”, shfuqizohet aktgjykimi për lirimin e tij appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy