Edhe 22 civilë afganë, të cilët kanë qëndruar në Maqedoninë e Veriut, u është dhënë leja e qëndrimit në Kanada.

Punonjësit, bashkëpunëtorët dhe anëtarët e familjeve të tyre të organizatës ndërkombëtare “Partneritet i Hapur ndërqeveritar” u larguan sot me fluturim nga aeroporti ndërkombëtar i Shkupit.

“Kjo vazhdon misionin e suksesshëm të zgjidhjes së përhershme të statusit të popullatës paqësore të Afganistanit, e cila është në rrezik nga regjimi taleban. Maqedonia e Veriut merr pjesë aktive duke u kujdesur për disa qindra që kanë mbërritur deri më tani në vend. Disa institucione dhe organizata joqeveritare janë të angazhuara për të ofruar të gjithë ndihmën dhe përkrahjen derisa janë të vendosura në objektet në Shkup.

Janë përfshirë edhe punonjësit shëndetësorë, vullnetarët e Kryqit të Kuq, ndërsa Shoqata e Juristëve të Rinj po ndihmon me ndihmë juridike për sigurimin e dokumenteve të nevojshme për nisje në vendet e treta”, thonë nga Qeveria./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Largohen nga Maqedonia e Veriut edhe 22 afganë appeared first on Telegrafi.