Pas rragimit nga Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në Shkup, për shkuljen e bredhit të Nënës Terezë në sheshin e Shkupit, ka ardhur edhe reagimi zyratar nga Ndërmarrja Publike Parqe dhe Gjelbërimi – Shkup.
Nga Ndërmarrja thonë së druri është dëmtuar nga reshjet dhe era e fortë që përfshiu qytetin e Shkupit ditë më parë, dhe pas konstatimit të punonjësve, është vërejtur se i njejti dru ka pasur rrënjë të dëmtuara të cilët mund të rrezikonin jetën e qytetarëve, për këtë arsye është pamundësuar rimbjellja e të njejtit.
Reagimi i plotë:
“Moti i lig që goditi rajonin e qytetit fundjavën e kaluar, i shoqëruar me reshje të dendura shiu dhe erë të fortë, shkaktoi rënie të një numri të madh degësh dhe drurësh. Ekipet e Sektorit nga NP Parqe dhe Gjelbërime dolën menjëherë për të intervenuar në lokacionet ku janë raportuar nga qytetarët rënie të degëve dhe drurëve. Njoftojmë publikun se druri i rënë në sheshin Maqedonia e llojit selvi, me vlerë të jashtëzakonshme për qytetarët e Shkupit, fatkeqësisht është gjetur i rrëzuar nga era e fuqishme dhe shiu i rrëmbyeshëm. Shërbimet e NP Parqe dhe Gjelbërime inspektuan lokacionin e drurit dhe u konstatua se rënia e drurit ka ndodhur si rezultat i sistemit të cekët rrënjor dhe i shiut e erës nga moti i ligë. Për shkak të rrënjës së thyer të drurit dhe përmasave të drurit nuk ka qenë e mundur rimbjellja e tij dhe shërbimet nga sektori e kanë larguar nga hapësira”, thuhet në njoftimin e NP Parqe dhe Gjelbërimi – Shkup.
Prej aty poashtu kanë potencuar se një dru i të njejtit lloj do të rimbillet në te njejtin vend, sapo te ketë kushte të favorshme klimatike për të kryer procesin e mbjelljes.
The post Largimi i drurit të Nënë Terezës nga sheshi i Shkupit, sqarohen nga NP Parqe dhe Gjelbërimi për veprimin e ndërmarrë appeared first on Telegrafi.