VLEN e mbuloi turpin e Bashkimit Demokratik për Integrim. Ajo tabelë pra është vendosur në bazë të atyre 2 kilometrave që u stërzgjatën atje, në bazë të projektit që e ka udhëhequr Ejup Rrustemi. Këtë e ka deklaruar Zëvendëskryeministri i Parë Izet Mexhiti sot para mediave.

“Mirëpo ne reaguam në mënyrë institucionale dhe brenda natës u përmirësua gabimi që e kanë bërë ata që kanë bërë vite të tëra gabime të tilla, të cilët shfrytëzojnë çdo rast për të destabilizuar situatën politike. Përveç që e ka bërë ndërmarrja që e ka bërë rrugën, e ka bërë edhe ndërmarrja që e ka fituar tenderin e sinjalistikës që është e afërt dhe tejet e afërt me Bashkimin Demokratik për Integrim. Edhe kjo ishte një tendencë e kotë e dështuar për destabilizim. Sot nga Qeveria, me reagimin e Qeverisë aty është rikthyer tabela ashtu siç duhet të jetë në bazë të Ligjit për përdorimin e gjuhëve në gjuhën maqedone dhe në gjuhën shqipe”, ka thënë Mexhiti.

The post Largimi dhe rikthimi i tabelave rrugore në gjuhë shqipe në Bllacë, Mexhiti: VLEN mbuloi turpin e BDI-së appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";