LAMM: Reshje bore ne qafat malore, të drejtohen me kujdes automjetet

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet në kushte dimërore, nëpër rrugë të lagështa. Siç njoftojnë nga NP “Rrugët e Maqedonisë”, reshje të dobëta bore po shënohen në Mavrovë dhe në qafat malore Bukovë, Gjavatë dhe Pletvar, ndërsa reshje bore me intensitet të mesëm po regjistrohen në Kodrën e Diellit dhe në Krushevë, por për momentin nuk janë pengesë për zhvillimin e komunikacionit.

Në akse të caktuara rrugore që kalojnë nëpër gryka janë të mundshme rrëshqitje më të vogla dheu. NP “Rrugët e Maqedonisë” apelon për drejtim të kujdesshëm të automjeteve, respektim të sinjalistikës së komunikacionit të vendosur dhe përshtatje të shpejtësisë me kushtet e rrugës.

Ndërmarrje me të gjitha makineritë dhe fuqinë punëtore në dispozicion është përfshirë në pastrimin e rrugëve. Ekipet e tij kujdestare, thekson, janë vazhdimisht në terren dhe i mbajnë të gjitha rrugët të kalueshme.

Pjesëmarrësit në komunikacion mund të marrin të gjitha informacionet e detajuara në numrin e telefonit 02 25 61 502.

Advertisement

The post LAMM: Reshje bore ne qafat malore, të drejtohen me kujdes automjetet appeared first on Telegrafi.

Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy