LAMM njofton sot se nga e hëna (11 shtator) do të vendoset regjim i përkohshëm i komunikacionit në tunelin në stacionazhin km 6+326 deri në km 6+366, në anën e djathtë të tunelit, aksi Bllacë – Shkup, për shkak të punimeve ndërtimore – rehabilitim i tunelit. Do të ketë sinjalizim ndriçues me kalim të alternuar të automjeteve.

Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pandërprerë nëpër rrugë kryesisht të thata.

Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë së Veriut, nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.

LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore, ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post LAMM: Regjim i përkohshëm në komunikacion në tunelin në rrugën Bllacë – Shkup appeared first on Telegrafi.