LAMM njofton se lëvizja po zhvillohet pa probleme në rrugët shtetërore. Intensiteti i trafikut në rrugët rrugore jashtë qendrave urbane është në mesatare, ndërsa në hyrje dhe dalje nga Maqedonia, nuk raportohen më vonesa.

Nga data 1 prill 2024, rruga Ohër – Resnjë, përmes Parkut Kombëtar të Galiçicës, është hapur për qarkullim për të gjitha automjetet me peshë totale deri në 3.5 tonë.

LAMM bën rekomandime për rregullimin e shpejtësisë së lëvizjes, respektimin e sinjalistikës në rrugë dhe menaxhimin e kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në segmentet e rrugëve ku ka rrezik të rrëshqitjes së dheut si në segmentet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

Drejtuesit e automjeteve duhet të jenë të kujdesshëm edhe në zonat ku po kryhen punime për rindërtimin e rrugëve, si në rrugën Prilep – Manastir, ku është vendosur regjim i përkohshëm i komunikacionit, dhe ndryshime të përkohshme të qarkullimit në pjesën e autostradës 300 metra pas mbikalimit të “Majarit” deri në kryqëzimin “Belvie” në korsinë e djathtë. /Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post LAMM: Qarkullimi në rrugët shtetërore zhvillohet pa problem appeared first on Telegrafi.