LAMM: Për shkak të reshjeve të borës ka ndalesë nëpër disa akse rrugore

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Sot për shkak të reshjeve të borës ndalim qarkullimi për automjete të rënda është vendosur në rrugën Gostivar – Kërçovë përmes malit Strazhë dhe në rrugën Mavrovë – Dibër.

Nga ora 16:20 është vendosur ndalim qarkullimi për mjete të rënda në rrugën Manastir – Resnjë nëpër qafën malore Gjavato, ndërsa nga ora 17:00 është vendosur ndalimi i qarkullimit për automjetet e rënda në rrugën Resnjë – Ohër nëpër qafën malore të Bukovës.

Siç njofton LAMM, qarkullimi në rrugët shtetërore zhvillohet në rrugë kryesisht me lagështirë, në vendet më të larta në viset perëndimore dhe jugperëndimore të vendit me mbetje të baltë dëbore në rrugë pas ndërhyrjes së ekipeve të shërbimit të rrugës së Maqedonisë.

The post LAMM: Për shkak të reshjeve të borës ka ndalesë nëpër disa akse rrugore appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy