Qarkullimi në rrugët shtetërore zhvillohet pa pengesa, kryesisht në rrugë të lagështa, njoftojnë nga LAMM.

Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar.

“Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë nuk ka më vonesa për hyrje dhe dalje nga vendi”, thonë nga LAMM.

LAMM u rekomandon shoferëve që të kenë kujdes me shpejtësinë e automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina dhe gryka, ku ka mundësi për rrëshqitje të dheut. Kjo vlen veçanërisht për segmentet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post LAMM: Nuk ka pritje të gjata në vendkalimet kufitare në RMV appeared first on Telegrafi.