
Ulje të dukshmërisë për shkak të mjegullës prej 20 deri në 30 metra ka në rrugën nga fshati Gajre deri në Kodrën e Diellit, njofton LAMM.
Komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet në kushte dimërore, në disa vende nëpër rrugë të lagështa. Shi i dobët bie në pjesën jugperëndimore të vendit.
Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë nuk ka vonesa të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.
LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore dhe lugina të lumenjve ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.
The post LAMM: Mjegull nga fshati Gajre deri në Kodrën e Diellit, dukshmëria prej 20 deri 30 metra appeared first on Telegrafi.