LAMM: Komunikacioni zhvillohet në kushte dimërore dhe në rrugë kryesisht të thata

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet në kushte dimërore, në rrugë kryesisht të thata.

Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare në anën maqedonase nuk ka më vonesa për hyrje dhe dalje nga vendi.

LAMM  rekomandon rregullimin e shpejtësisë së lëvizjes, respektimin e sinjalistikës së komunikacionit të vendosur dhe menaxhimin e kujdesshëm të mjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumore dhe gryka, ku ka mundësi për rrëshqitje të dheut.

Kjo veçanërisht vlen për segmentet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

Advertisement

The post LAMM: Komunikacioni zhvillohet në kushte dimërore dhe në rrugë kryesisht të thata appeared first on Telegrafi.

Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy