Lajmëriohet Kastriot Rexhepi: Bilall Kasami dhe të tjerët nuk kanë nevojë të shqetësohen, jam në vend të sigurt

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Lajmëriohet Kastriot Rexhepi: Bilall Kasami dhe të tjerët nuk kanë nevojë të shqetësohen, jam në vend të sigurt

Deputeti nga radhët e Lëvizjes Besa, Kastriot Rexhepi përmes një video thotë se siguria dhe stabiltieti i vendit si dhe paqja dhe mirëqenia e popullit duhet të jenë gjëja më e rëndësishme.

“Kryetari Bilall Kasami dhe të tjerët nuk kanë nevojë të shqetësohen për mua, jam në vend të sigurt, jam në anën e duhur, jam me shqiptarët dhe me të gjithë qytetarët e vendit të cilët dëshirojnë paqe, liri dhe demokraci”, shprehet Rexhepi.


Kasami denoncon në polici si të humbur deputetin Kastriot Rexhepin

Advertisement

Ai shton se është me Bashkimin Evropian dhe NATO-n dhe jo me qarqet anti-shqiptare.

“Këtë po e them me vetëdije të plotë dhe sapo disa rreziqe nga kërcënimet e disa individëve do të paraqitem para mediave për të sqaruar të gjitha”, tha Rexhepi.

Në fund ai shton se çdo herë do të angazhohet për lirinë e shprehjes, për qëndrimin e lirë në vendimmarrje dhe se këto janë virtyte të shoqërive demokratike./Telegrafi/

Advertisement

The post Lajmëriohet Kastriot Rexhepi: Bilall Kasami dhe të tjerët nuk kanë nevojë të shqetësohen, jam në vend të sigurt appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy