Deputeti o posaçëm i Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor, Miroslav Lajçak deklaroi se integrimi i Ballkanit Perëndimor në BE nuk ka alternativë.

“Procesi është shumë më i ngadalshëm se sa kemi shpresuar dhe kemi dëshiruar”, tha Lajçak në Forumin Ballkanik për Integrim në Podgoricë.

Ai po ashtu përmendi edhe rrethanat që kanë ndikuar në ngadalësimin e procesit siç është BREXIT, kriza e emgrantëve por edhe skepticizmi te disa vende anëtare.

Sipas tij, vendet e Ballkanit Perëndimor duhet ta kthejnë kredibilitetin e procesit.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Në lidhje me Maqedoninë e Veriut, ai theksoi se çështja kryesore është “kur”, për shkak se vendi ka bërë gjithçka për të filluar bisedimet./Telegrafi/

The post Lajçak: Maqedonia e Veriut bëri gjithçka për të nisur bisedimet me BE-në appeared first on Telegrafi.