
Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e të shtunës në Shkup, ku një 15 vjeçar ka humbur jetën në rrethana ende të pakonfirmuara. I ndjeri ka qenë duke u larë në një pishinë në zonën e Karposhit.
Siç thonë nga MPB, atiji është përkeqësuar gjendja shëndetësore dhe është dërguar në spital.
Në Kompleksin e klinikave “Nënë Tereza”, siç përcjell KlanM, mjekët kanë bërë tentativa për reanimim, por pa sukses. Të miturit i është konstatuar vdekja pa shenja dhune.
Nga MPB thonë se ekipet e tyre kanë kryer inspektimet e nevojshme në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të kësaj tragjedie./KlanMacedonia
Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355";
google_ad_slot = "5632655076";
google_ad_width = 300;
google_ad_height = 250;
google_page_url ="http://www.zhaku.net/";
The post Lahej në pishinë e u sëmur – humb jetën 15 vjeçari nga Shkupi appeared first on Telegrafi.