Eurodeputeti dhe raportuesi për Maqedoninë e Veriut, Ilhan Kyuchyuk thotë se Komisioni për Punë të Jashtme në Parlamentin Evropian e miratoi raportin për përparimin e Maqedonisë së Veriut në rrugën drejt BE-së.
Ai në intervistën për “BNR” theksoi se dokumentet janë miratuar pasi është arritur kompromisi reth raportit për vendin.
Sipas tij, në raportin për vendin, është miratuar formulimi se “marrëdhëniet e mira ndërfqinjësore janë pjesë e rëndësishme e procesit negociues, se Marrëveshja me Bullgarinë duhet të zbatohet në mënyrë të plotë dhe se kjo marrëveshje ka rol kyç në bashkëpunimin rajonal”.
Parlamenti Evropian duhet të deklarohet për raportet për RMV-në dhe Shqipërinë në seancën plenare më 25 mars./Telegrafi/
The post Kyuchyuk: Në Parlamentin Evropian u miratua raporti për përparimin e Maqedonisë së Veriut drejt BE-së appeared first on Telegrafi.