Republika e Maqedonisë së Veriut është një shembull në rajon se si zbatohen reformat evropiane, por edhe se si promovohen vlerat evropiane, e cila u shënua edhe në Rezolutën për vendin nga Parlamenti Evropian. Fillimi i negociatave me BE do të nënkuptojë vlerësimin e asaj njohjeje si një shtysë e fortë për perspektivat evropiane të të gjithë rajonit.
Këtë në Facebook e ka shkruar Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani pas takimit që e patën me Kryeministrin Zoran Zaev në Bruksel me eurodeputetin bullgar dhe raportuesin për Maqedoninë e Veriut në Parlamentin Evropian, Ilhan Kyuchyuk.
Kyuchyuk, nga ana tjetër, në FB publikoi se në takimin me Zaevin dhe Osmanin u theksua se lidhja midis Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë është çelësi i marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë.
“Na duhet: Një agjendë e bazuar në të ardhmen; Lidhje – infrastrukturë, digjitale, arsimore dhe kulturore; Kthim i besimit dhe përforcim i marrëdhënieve midis Bullgarisë dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut, thekson Kyuchyuk.
The post Kyuchyuk: Kthim i besimit dhe përforcim i bashkëpunimit midis Sofjes dhe Shkupit appeared first on Telegrafi.