Kyuchyuk: Ka akoma kohë deri në fund të vitit për zhvillim pozitiv mes Shkupit dhe Sofjes

Pinterest LinkedIn Tumblr +

“Pres që Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut t’i ulin tensionet, të promovojnë stabilitet rajonal dhe të punojnë bashkërisht që përfundimisht të arrihet udhërrëfyes gjithëpërfshirës dhe ligjërisht detyrues për normalizimin e marrëdhënieve të tyre dhe fillimin e procesit negociues”, tha eurodeputeti bullgar Ilhan Kyuchyuk.

Ai dje ishte nikoqir i tryezës së rrumbullakët me ambasadorët e vendeve nga Ballkani Perendimor në Bruksel, disa ditë para samitit BE-Ballkani Perendimor në Bërdo të Kranjit, në Slloveni. Në pytjet për marrëdhëniet midis Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut dhe mundësisë që ngërçi të zgjidhet sa më shpejtë. Kyuchyuk e komenton situatën, duke shprehur optimizëm, edhe pse të dy vendet janë në situatë parazgjedhore.

“Akoma kemi kohë deri në fund të vitit të kemi zhvillim pozitiv, por për këtë qëllim nevojitet që të dyja vendet të tregojnë lidership dhe vendosmëri”, tha Kyuchyuk.

Siç njoftuan nga zyra e eurodeputetit dhe raportues për Maqedoninë e Veriut, gjatë këmbimit të mendimeve me diplomatëtë dhe eurodeputetët në Parlamentin Evropian për procesin qasës, Kyçyk ka shprehur edhe shqetësimin për rritjen e tensioneve misis Serbisë dhe Kosovës.

Advertisement

“Jemi të shqetësuar për eskalimin e situatës në kufirin midis Kosovës dhe Serbisë. Ballkanit Perendimor nuk i duhen tensione, por stabilitet dhe perspektivë kredibile evropiane. E një domethënie qenësore është që Beogradi dhe Prishtina të tregojnë përmbajtje dhe të përfshihen në dialogun konstruktiv. Ditëve të fundit pamë raste të dhunës dhe përgjegjësia është e bartësve të vendimeve që t’iu ikin eskalimeve të mëtutjeshme”, tha Kyuchyuk.

Përndryshe, Bullgaria nga fundi i vitit 2019, bllokoi fillimin e negociatave midis Maqedonisë së Veriut dhe BE -së dhe mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare. Të dy vendet nënshkruan Marrëveshje për Fqinjësi të Mirë në vitin 2017, por përfaqësuesit e të dy vendeve kanë fajësuar njëri -tjetrin për shkeljen e marrëveshjes.

The post Kyuchyuk: Ka akoma kohë deri në fund të vitit për zhvillim pozitiv mes Shkupit dhe Sofjes appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy