“Ndoshta ekziston një politikë jozyrtare e nxitjes së urrejtjes ndaj Bullgarisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, tha për BTV eurodeputeti bullgar Ilhan Kyuchyuk.
Kyuchyuk foli mbi marrëdhëniet maqedono-bullgare, duke pyetur kush “dogji flamuj dhe bllokoi punën e Komisionit të Përbashkët për Çështjet Historike”.
“A duhet të bëjmë pyetjen kush provokon. Padyshim që ekziston një problem. Kjo është ajo që thotë raporti im në Parlamentin Evropian, por pyetja e madhe është pse Bullgaria nuk e parandaloi atë më parë në mënyrë që të mos arrinte në këtë pikë kritike në të cilën ndodhet tani”, shtoi eurodeputetja.
Në dhjetë ditët e fundit para zgjedhjeve në Bullgari, të cilat do të mbahen të dielën, pothuajse i njëjti numër reagimesh dhe deklaratash erdhën nga Sofja, ndërsa Shkupi iu përgjigj njërës nga videot e nënkryetarit të VMRO-BND, Angel Xhambaski me pretendimet territoriale ndaj Maqedonisë./Telegrafi/
The post Kyuchyuk: Dikush në Maqedoninë e Veriut nxit urrejtjen ndaj Bullgarisë appeared first on Telegrafi.