Zëdhënësja e LSDM-së, Bogdanka Kuzeska në konferencë për shtyp u shpreh se ajo që ndodh në Ukrainëtregon se sa siguria e qytetarëve menjëherë mund të rrezikohet.

“Paqja dhe siguria e qytetarëve janë shumë të rëndësishme. Si vend i vogël, kjo se sa e rëndësishme për Maqedoninë e Veriut është anëtarësimi në NATO”, u shpreh Kuzeska.

Ajo theksoi se me anëtarësimi në NATO është siguruar më shumë sovraniteti dhe integriteti territorial.

“Nuk ka çmim paqja e qytetarëve. Qytetarët duhet të jenë të qetë se si vend anëtar në NATO kemi mbrojtjen më të fuqishme aleate në botë”, tha Kuzeska./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Kuzeska: Tani e shohim se sa e rëndësishme ishte anëtarësimi në NATO appeared first on Telegrafi.