Kuzeska: Kur hetimet janë selektive dhe prokurori bëhet i përshtatshëm për Mickoskin, nuk mund të

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Zëdhënësja e LSDM-së, Bogdanka Kuzeska sot përmes një konference për shtyp kërkon që në hetimin për rastin tragjik të përfshihen edhe funksionarë aktual si në MPB dhe DPB Koçan.

“Tragjedia e tmerrshme në Koçan, në të cilën humbën jetën 59 persona, kërkon një hetim jo selektive dhe të plotë për të gjetur përgjegjësinë.

Fatkeqësisht, nga ecuria e deritanishme e hetimeve, shohim se ai po zhvillohet në mënyrë selektive dhe nuk përfshin zyrtarë dhe punonjës aktualë, edhe pse ata kanë qenë në detyrë ditën kur ndodhi tragjedia.

Advertisement

Si ka mundësi që në hetim të mos përfshihen ata që janë drejtpërdrejt përgjegjës për sigurinë e vetë ngjarjes, në Byronë e Sigurisë Publike dhe MPB, në Drejtorinë e Policisë së Koçanit dhe Shtipit?

Ligji për Kuvendet Publike përcakton qartë se kur dhe për cilat ngjarje policia ka detyrim të veprojë dhe të parandalojë.

Nëse institucionet do të kishin vepruar në përputhje me detyrimet e tyre ligjore, do të kishte një Brigadë Zjarrfikëse, Ambulancë, një numër adekuat të punonjësve të policisë dhe të gjitha protokollet e nevojshme të sigurisë për këtë lloj tubimi publik në terren.

Shtrohet pyetja: si është e mundur të mos hetohen persona që kanë qenë në poste përgjegjëse atë mbrëmje me detyrën ligjore për të vepruar, por nuk e kanë bërë këtë?”, tha Kuzeska./Telegrafi/

Advertisement

The post Kuzeska: Kur hetimet janë selektive dhe prokurori bëhet i përshtatshëm për Mickoskin, nuk mund të appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy