Pasditen e sotme, në seancën e 140-të të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, u miratua Ligji për ndryshimin e ligjit për ushqimin e subvencionuar të studentëve me 74 vota “pro”, pa vota kundër dhe abstenime.

Kjo masë u miratua për të adresuar shqetësimet e studentëve të cilët kishin protestuar ditën e hënë për mospagesën në kohë të bursave, vonesat në kuponët e transportit dhe në pagesat retroaktive të bursave.

Gjithashtu, në seancën e sotme u diskutua për zgjedhjen e gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese, ku propozimi për profesoren Ana Pavlovska-Daneva u vendos për diskutim pas tërheqjes së propozimit të ish-prokurorit publik Ljubomir Joveski. Përveç kësaj, Kuvendi miratoi ndryshime në Ligjin për lojërat e fatit dhe lojërat argëtuese, duke parashikuar rregulla të reja për vendndodhjen e lokaleve të lojërave të fatit në raport me shkollat.

Në të njëjtën kohë, Kuvendi miratoi edhe vendimet për dërgimin e pjesëtarëve të Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut në operacionet ndërkombëtare të Bashkimit Evropian në Bosnje dhe Hercegovinë dhe të Kombeve të Bashkuara në Liban./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Kuvendi votoi ndryshimet në Ligjin për ushqimin e subvencionuar të studentëve appeared first on Telegrafi.