
Kuvendi pasdite në kuadër të seancës së 40-të votoi mosbesimin për anëtarët e Këshillit gjyqësor, Pavlina Cërvenkovska dhe Selim Ademi, e paraprakisht edhe për Vesna Dameva.
Kuvendi votoi konkludime individuale, sipas të cilave ata kanë pasur kontribut të konsiderureshëm në rrezikimin e pavarësisë, profesionalitetit dhe autoritetit të gjyqësisë dhe kanë kontribuar për rënien e besimit të qytetarëve në gjyqësi.
Njëheri, thuhet se e kanë anashkaluar dhe nuk e kanë kryer funksionin në punën e Këshillit, e për shkak të mosbesimit të votuar, e humbin legjitimitetin për të marrë pjesë dhe të vendosin në punën e Këshillit gjyqësor.
Pavlina Cërvenkovska ka dërguar përgjigje me shkrim për interpelancën, por nuk e elaboroi para deputetëve.
Në vijim është interpelanca e anëtares së Këshillit gjyqësor, Tanja Çaçarova-Ilievska, e pastaj do të debatohet edhe për interpelancën e parashtruar për Milazim Mustafën.
Në seancë nuk marrin pjesë deputetët e LSDM-së.
The post Kuvendi votoi mosbesimin ndaj tre anëtarëve të Këshillit Gjyqësor, vijon seanca ndaj dy anëtarëve tjerë appeared first on Telegrafi.