Kuvendi sot duhet ta mbajë seancë, në rend dite të së cilës do të jetë zgjedhja e përbërjes së trupave të punës në Kuvend. Seancën të premten e paralajmëroi kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi, ndërsa tashmë është paralajmëruar edhe në web faqen e Kuvendit.

Përbërja e trupave të punës kaloi edhe në seancë të Komisionit kuvendar për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve, në të cilën ishte potencuar se është arritur konsensus midis grupeve të deputetëve në Kuvend, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas Xhaferit, në këtë seancë nuk ka mundësi për pika tjera në rend dite sepse materialet paraprakisht duhet të kalojnë në komisionet e caktuara përkatëse.

Propozim-vendimi për zgjedhje të kryetarëve, zëvendëskryetarëve, anëtarëve dhe zëvendësve të tyre në komisionet e Kuvendit të premten ishte miratuar në Komisionin kuvendar për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Për miratimin e vendimit votuan edhe deputetët e opozitës, të cilët paraprakisht patën vërejtje se Komisioni nuk mund të japë propozime për përbërje personale të komisioneve të tjera kuvendare sepse, siç theksuan, Kuvendi paraprakisht në seancë parlamentare nuk ka marrë vendim për krijimin e tyre dhe definimin e kompetencave.

Të premten në deklaratë për mediat Xhaferi theksoi se Kuvendi duhet t’i formojë trupat e punës dhe se pa ato nuk mund të vazhdojë në punën dhe funksionimin e mëtutjeshëm./Telegrafi/

The post Kuvendi sot mban seancë plenare, miratohet përbërja e komisioneve appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";