Puna e Kuvendit dhe deputetëve vazhdon në format e tjera të zakonshme, përfshirë koordinimin mes deputetëve dhe grupeve parlamentare, angazhimin në përgatitjen dhe rishikimin e propozimeve ligjore, si dhe takime në nivele të ndryshme. Janë anuluar seancat plenare, komisionet dhe disa ngjarje të tjera që kërkojnë prezencë mediatike., sqarojnë nga Kabineti i kryetarit të Kuvendit të RMV-së.

Sqarimi vjen pas reagimeve në opinion pas ngjarjes tragjike në Koçan, me ç’rast humbën ketën 59 të rinj, ndërsa janë lënduar mbi 200. Kuvendi i anuloi aktivitetet e veta për dy javë.

“Në lidhje me reagimet për vendimin e fundit për shtyerjen e aktiviteteve të Kuvendit gjatë javës së kaluar dhe kësaj jave, dëshirojmë të sqarojmë se Kuvendi i Maqedonisë së Veriut dhe deputetët kanë punuar dhe vazhdojnë të punojnë. Ajo që është anuluar janë seancat plenare, komisionet, dhe disa ngjarje të tjera që kërkojnë prezencë mediatike. Ky vendim u mor në mënyrë konsensuale me të gjithë koordinatorët e grupeve parlamentare, në mbledhjen koordinuese, si shenjë solidariteti pas tragjedisë në Koçan dhe për të shprehur respektin për viktimat”, thuhet në kumtesën e sotme të Kuvendit.

Megjithatë, puna e Kuvendit dhe deputetëve vazhdon në format e tjera të zakonshme, përfshirë koordinimin mes deputetëve dhe grupeve parlamentare, angazhimin në përgatitjen dhe rishikimin e propozimeve ligjore, si dhe takime në nivele të ndryshme.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Deputetët, theksojnë nga Kuvendit, janë aktivë dhe të përkushtuar në proceset legjislative. Çdo artikulim që supozon se ata po bëjnë pushim, është një akuzë e pavend që përfaqëson tendecnë për të manipuluar opinionin dhe për të dëmtuar reputacionin e Kuvendit dhe përfaqësuesve të popullit.

The post Kuvendi: Puna e deputetëve vazhdon në mënyrë të zakonshme, janë pezulluar vetëm seancat plenare dhe komisionet appeared first on Telegrafi.