
Kuvendi në seancën e sotme të 35-të miratoi ndryshimet dhe plotësimet në Ligjin për Mbrojtjen e Konsumatorëve, ku deputetët e shumicës presin transparencë më të madhe të çmimeve nëpër markete, përmirësim të konkurrencës dhe ulje të çmimeve.
Me këto ndryshime, tregtarët me pakicë obligohen të publikojnë çmimet e produkteve në ueb faqet e tyre.
Një ligj i tillë për mbrojtjen e konsumatorit javën e kaluar u miratua edhe në Kroaci ku tregtarët me pakicë në Kroaci do të detyrohen të publikojnë dhe përditësojnë rregullisht çmimet e të gjitha produkteve në faqet e tyre në ueb faqe dhe të mundësojnë qasje të papenguar në mjetet digjitale ku do t’u ofrojnë klientëve mundësinë për të krahasuar çmimet në kohë reale.
The post Kuvendi miratoi ndryshimet ligjore, tregtarët me pakicë obligohen të publikojnë çmimet e produkteve në ueb faqe appeared first on Telegrafi.