
Është shpallur konkurs publik për krijimin e logos për Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, me qëllim që legjislativi të modernizojë dhe unifikojë identitetin e tij institucional, vizual përmes krijimit të identiteti mbrojtës, që duhet të pasqyrojë vlerat kombëtare, misionin dhe vizionin e institucionit, njoftoi sot shërbimi për shtyp i Kuvendit.
Konkursi Publik përshkruan elementët kryesorë që duhet të përfshihen në ofertat për zgjidhje konceptuale për zhvillimin e logos dhe kriteret që duhet të plotësohen. Ndër të tjera, dizajni i logos duhet të jetë unik dhe i papërdorur, ndaj autori duhet të sigurojë ekskluzivitetin e dizajnit dhe të garantojë që vepra përfundimtare të mos cenojë asnjë të drejtë intelektuale.
Çdo pjesëmarrës në konkurs, shtohet në njoftim, ka të drejtë të paraqesë maksimumi tre zgjidhje konceptuale për logon e Kuvendit.
Propozimet që mbërrijnë në Kuvend do të shqyrtohen nga një komision i posaçëm i formuar nga Kryetari i Kuvendit. Afati për paraqitjen e propozimeve është 45 ditë nga data e publikimit të Konkursit Publik.
The post Kuvendi i RMV-së shpall konkurs për logo të re, do të jetë në tre gjuhë appeared first on Telegrafi.