Kuvendi i Maqedonisë së Veriut sot në seancën e 82-të me 103 vota “pro” dhe dy “kundër” ratifikoi protokollet për anëtarësimin e Republikës së Finlandës dhe Mbretërisë së Suedisë në NATO.

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut për herë të parë ratifikon protokollet e vendeve të reja që aspirojnë anëtarësimin në Aleancë, pasi vendi u bë zyrtarisht anëtar i NATO-s më 27 mars 2022.

Suedia dhe Finlanda që të bëhen anëtare të NATO-s, nevojitet që të 30 anëtarët të ratifikojnë protokollet. Para Maqedonisë së Veriut 17 anëtare të NATO-s kanë ratifikuar protokollet për anëtarësimin e Suedisë dhe Finlandës në NATO.

Suedia dhe Finlanda aplikuan për anëtarësim në Aleancë pas fillimit të agresionit rus kundër Ukrainës./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Kuvendi i RMV-së ratifikoi protokollet për anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë në NATO appeared first on Telegrafi.