Kuvendi i RMV-së e ka caktuar seancën e radhës për ditën e nesërme, ku në rend dite është propozim-vendimi për përcaktimin e numrit të nënkryetarëve.

Gjithashtu, në kuvend ka arritur edhe dorëheqja e deputetit Florin Besimi, vëllai i Fatmir Besimit, i propozuar për ministër të Financave, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi propozon që shtëpia ligjvënëse të ketë pesë nënkryetarë.

Ai e arsyeton këtë mendim me Rregulloren dhe me Ligjin e Kuvendit. Nënkryetarët votohen nga radhët e deputetëve të partive të ndryshme parlamentare, pjesë përbërëse e kuvendit./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Kuvendi i RMV-së nesër mban seancën e radhës, do të votohet për nënkryetarët appeared first on Telegrafi.