Kuvendi i Maqedonisë votoi ndryshimet e reja ligjore për riorganizimin e ministrive

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Me 88 vota “pro” mbrëmë në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut u votuan ndryshimet e reja ligjore për riorganizimin e ministrive.

“Konstatoj se Kuvendi miratoi ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për organizimin dhe punën e organeve të administratës shtetërore. Meqë rendi i ditës është ezauruar, konstatoj se seanca e dytë e Kuvendit ka përfunduar”, tha Afrim Gashi.

Për ndryshimet e ligjit votuan deputetët e OBRM-ODUKM-së, koalicioni VLEN, partia ZNAM si dhe deputetët e Frontit Evropian të udhëhequr nga BDI. OBRM-PDUKM dhe Fronti Evropian mbrëmë u shprehën se kanë arritur marrëveshje për mbështetje të ndryshimeve.

Sipas LSDM-së, me këtë riorganizim të ministrive dhe administratës nuk po bëhen reforma, por kjo është vetëm për interesat e koalicionit qeveritar./Telegrafi/

Advertisement

 

 

The post Kuvendi i Maqedonisë votoi ndryshimet e reja ligjore për riorganizimin e ministrive appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy