Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut ka caktuar seancë të re për ditën e enjte.

Siç shihet nga informacionet në uebsajtin e Kuvendit, në seancën e 80-të të Kuvendit është paraparë që të mbaj fjalim edhe kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Paraprakisht, burime nga Kuvendi konfirmuan për Agjencionin Infomativ të Maqedonisë se deputetët sot përmes SMS-së janë njoftuar se seanca e së cilës do të jetë Informimi për përmbajtjen e kornizës propozim-negociatave do të mbahet të enjten në ora 13.00.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Zyra e Kryetarit të Kuvendit ende nuk ka dhënë informacione zyrtare për seancën.

“Qeveria, sipas kërkesave të koordinimit të djeshëm në Kuvend, pasditen e sotme në Kuvend dorëzoi një shtesë në Informatat për përmbajtjen e kornizës negociatore për negociatat për anëtarësim të Republikës së Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Evropian, përpiluar nga Presidenca e Francës më 30 qershor 2022”, thanë nga zyra e shtypit pranë kuvendit.

Dokumentet, siç theksuan nga Kuvendi, u janë dorëzuar të gjithë deputetëve.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Kuvendi i Maqedonisë të enjten mban seancë informative për propozimin francez, Ursula von der Leyen do të mbaj fjalim appeared first on Telegrafi.