Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut sot duhet të debatojë dhe më pas ta votojë Propozim-buxhetin për vitin 2021.
Shumica dhe opozita kanë qëndrime të kundërta për Propozim-buxhetin e vitit të ardhshëm. Sipas shumicës, buxheti siguron shpenzim të arsyeshëm dhe vazhdim të politikave të përgjegjshme dhe se Propozim -buxheti është i përqendruar në mbështetjen e shëndetësisë dhe rikuperimit ekonomik.
Sipas opozitës buxheti i propozuar është joreal dhe se nuk është siguruar konsolidimi financiar, por vetëm se do të rritet borxhi publik.
Ministri i Financave, Fatmir Besimi para deputetëve theksoi se Propozim-buxheti është real dhe aty ka mjete ku do të jepet efekt dhe rezultate më të mira./Telegrafi/
The post Kuvendi i Maqedonisë sot duhet të votojë Propozim-buxhetin për vitin 2021 appeared first on Telegrafi.