Kuvendi i Maqedonisë për të tretën ditë radhazi diskuton nëse Kacarska duhet të zgjedhet gjyqtare në Gjykatën Kushtetuese

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Deputetët e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut sot sërish do të diskutojnë në lidhje me propozimin nëse Dobrilla Kacarska do të zgjedhet gjyqtare në Gjykatën Kushtetuese.

Mbrëmë seanca u ndërpre rreth orës 18:00, ndërsa kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi caktoi vazhdimin e seancës për sot në ora 12:00, njofton Telegrafi Maqedoni.

Gjatë këtyre dy ditëve opozita dhe shumica kishin akuza të ndërsjella në lidhje me këtë tema. Sipas opozitës, Kacaska nuk është propozim i duhur dhe se këtë pozitë e fiton si dhuratë për shkak se ka zbatuar urdhrat e Qeverisë. Ata kërkuan që ky propozim të tërhiqet.

Deputetët e shumicës e mbronin propozimin duke thënë se OBRM-PDUKM nuk ka të drejtë të flasë për gjyqësi për shkak se siç theksuan ata, gjatë qeverisjes së tyre gjyqësia ka qenë në nivelin më të ulët të mundshëm.

Advertisement

Propozimi i Kacarskës për në Gjykatë Kushtetuese vjen nga Këshilli Gjyqësoar, ndërsa ajo duhet të vijë në vend të gjyqtarit Vladimir Stojanovski të cilit i skadoi afati./Telegrafi/

The post Kuvendi i Maqedonisë për të tretën ditë radhazi diskuton nëse Kacarska duhet të zgjedhet gjyqtare në Gjykatën Kushtetuese appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy