Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi, e ka ndërprerë seancën e sotme, pasi nuk ka pasur kuorum. Në Kuvend kanë qenë të pranishëm 59 deputetë, që është e pamjaftueshme për të sjellë vendime.

Problemi është paraqitur pasi dy deputetë të LSDM-së kanë rezultuar pozitiv me COVID-19, ndërsa deputetët e opozitës edhe pse thanë se do të jenë të pranishëm në seancën, nuk u futën në sallë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Koordinatori i LSDM-së Jovan Mitrevski, tha se dy deputetë të tyre mungojnë për shkak të problemeve shëndetësore, ndërsa e ftoi opozitën të mos e pengojë sjelljen e ligjit për ilaçe, që ka të bëjë me blerjen e vaksinave kundër coronavirusit.

Ndërsa koordinatori i deputetëve të OBRM-PDUKM-së Nikolla Micevski, tha se nuk është faji i tyre që shumica parlamentare nuk mund të sigurojë kuorum dhe e akuzoi pushtetin se nuk ka kapacitet për ta menaxhuar krizën me pandeminë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

The post Kuvendi i Maqedonisë pa kuorum: Dy deputetë me COVID-19, opozita nuk merr pjesë në seancë appeared first on Telegrafi.