
Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut miratoi Rezolutën e parashtruar nga OBRM-PDUKM-së për pozitat në bisedimet me Bullgarinë. Kjo rezolutë u votua me 95 vota “për” dhe 1 “të përmbajtur”.
Kjo Rezolutë vjen pasi bllokimit nga ana e Bullgarisë për në Bashkimin Evropian për shkak të kontesteve historike, identitare dhe gjuhësore.
Ndryshe, kjo Rezolutë nuk u votua më herët për shkak se ishte propozuar nga OBRM-PDUKM-ja pa e shtuar “Maqedonia e Veriut” në letër, ndërsa të njëjtën rezolutë e propozuan një grup deputetësh nga shumica kuvendare të cilët shtuan emrin kushtetues të vendit./Telegrafi/
The post Kuvendi i Maqedonisë miratoi Rezolutën për “vijat e kuqe” në bisedimet me Bullgarinë appeared first on Telegrafi.
Advertisement