Me 70 vota “për” Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut sot miratoi ndryshimet në ligjin për barnat me çka krijohen kushte për importin e vaksinave për Covid-19.
Ligji u mbështet edhe nga deputetët opozitar, të cilët edhe përskaj votës “për” theksuan edhe një sërë kritikash për vonesën e vaksinave.
Opozita drejtoi kritika të ashpra për ministrin Venko Filipçe, të cilin e akuzuan për gënjeshtra dhe mashtrime në lidhje me informacionet për blerjen e vaksinave.
Ndërsa deputetët e pushtetit bënë thirrje që kjo situatë të mos përdoret për të mbledhur pikë politike, por të tregojnë konstruktivitet.
Ndryshe, me këtë zgjidhje ligjore mundësohet blerja e vaksinave nga kompania “Pfizer”, e cila nuk ka përfaqësi në RMV, ndërsa prej saj duhet të blihen 800 mijë doza të vaksinave anti-covid./Telegrafi/
The post Kuvendi i Maqedonisë miratoi ndryshimet, opozita mbështet ligjin për blerjen e vaksinave appeared first on Telegrafi.