Prej nesër do të modernizohet dhe lehtësohet puna teknike në Kuvend. Salla plenare do të punojnë me pajisje të reja. Përparësitë e pajisjeve të reja në Kuvend janë modernizimi i punës dhe heqja nga përdorimi i letrës.
Me teknikën e re në ekranet afër ulëseve të deputetëve, sistemi i ri shfaq agjendën e seancës, folësin e radhës, paraqitjen për fjalë, replikën dhe kundër-replikën, votim me prekje të ekranit, përshtatjen e agjendës në gjuhën e deputetit e disa veti tjera.
Vendet në të cilat përdoren pajisje të tilla janë në Shqipëri, Gjermani, Zvicër, Holandë, Egjipt etj.
Këto pajisje kanë kushtuar 520.000 euro, ndërsa pajisjet e vjetra kanë qenë në përdorim 22 vjet , që nga viti 1999.
“Pajisjet e reja moderne të konferencave në sallën plenare ofrojnë parim plotësisht të
kompjuterizuar dhe digjital të funksionimit, përkatësisht punë pa letra, menaxhim të radhës së folësve, video-striming të avancuar, video-arkiv me kërkim, raport të votimit për çdo pikë të rendit të ditës. Pajisjet e reja, si dhe uebfaqja e re e Kuvendit, do të rrisin transparencën dhe llogaridhënien ndaj qytetarëve dhe do të mundësojnë qasje më të lehtë për qytetarët në një numër të madh informacionesh për punën e Dhomës Ligjvënëse”, thuhet në njoftimin e Kuvendit./Telegrafi/
The post Kuvendi i Maqedonisë me pajisje të reja teknologjike, prej nesër hapet salla numër një appeared first on Telegrafi.