Me 116 vota “për”, pa asnjë “të përmbajtur” dhe “kundër”, janë verifikuar mandatet e të gjithë 120 deputetëve të përbërjes së re kuvendare në Maqedoninë e Veriut.

Seanca u ndërpre pas votimit të raportit nga Komisioni për verifikim, ndërsa pritet të vazhdojë pasi të dihen koalicionet në mes partive, gjegjësisht si do të formohet shumica parlamentare.

Atëherë pritet të zgjedhet edhe kryetari dhe nënkryetarët e Kuvendit. Deri në zgjedhjen e kryetarit të ri, me seancat do të kryesojë kryetari në largim Talat Xhaferi, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Kryetarja e Komisionit për verifikim Jagoda Shahpaska, tha se të gjithë anëtarët, njëzëri kanë votuar që të verifikohen mandatet e 120 deputetëve.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Në seancën e radhës pritet të zgjedhjet edhe përbërja e re qeveritare, e cila do të formohet nga shumica parlamentare./Telegrafi/

The post Kuvendi i Maqedonisë i verifikoi mandatet e të gjithë 120 deputetëve appeared first on Telegrafi.