Drejtoresha e Drejtorisë për të Ardhura Publike, Sanja Llukarevska tregoi se cilat janë kushtet për aplikim në pakon e 5-të ekonomike.
Ajo bëri të ditur se kompanitë të cilat kanë shfrytëzuar kredi pa interes nuk mund të aplikojnë në pakon e 5-të ekonomike.
“Aplikimet për pakon e 5-të ekonomike ende vazhdojnë. Kemi një ndryshim. Ndryshimi është se nëse një kompani ka shfrytëzuar kredi pa interes, nuk mund të aplikojnë për ndihmë për rrogat.
Në paketat e mëparshme ishte se një kompani mund të aplikojë edhe për kredi pa interes, si dhe për ndihmë financiare për rrogat. Tani njëra me tjetrën nuk mundet”, bëri të ditur në Click Plus Sanja Llukarevska – Drejtoreshë e Drejtorisë për të Ardhura Publike.
The post Kush mund të aplikojë për ndihmë në pakon e 5-të ekonomike? Tregon Llukarevska nga DAP appeared first on Telegrafi.