Kancelari austriak, Sabastian Kurz thotë se vendi i tij mbështet rrugën evropiane për Ballkanin Perëndimor dhe se do të angazhohen për nisjen e bisedimeve me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë në gjysmën e parë të këtij viti. Sipas tij, qëllimi strategjik i Austrisë është çuarja e vendit në BE sa më shpejt që është e mundur.

Siç raporton MIA nga Beogradi, ai në intervistë për magazinën serbe “KorD”, shprehu keqardhje që Maqedonia e Veriut si “kandidate e pranuar” ende nuk ka hapur bisedimet për aderim me BE-në.

“Austria do të angazhohet me nisjen e bisedimeve të vonuara për anëtarësim me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë në gjysmën e parë të vitit 2021”, shtoi Kurz.

Ai gjithashtu ceku se Austria mbetet shtet mik i Ballkanit Perëndimor edhe në kohën e krizës dhe se mbështetja në rajon në luftën kundër pandemisë është prioriteti parësor./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Kurz premton mbështetje nga Austria: Bisedimet e vonuara për Maqedoninë e Veriut duhet të fillojnë në qershor appeared first on Telegrafi.