Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti dhe kryetari i Unionit Social Demokratik të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, zhvilluan sot bisedë telefonike.

Gjatë saj, ata diskutuan për menaxhimin me COVID-19 në të dy vendet.

Qeveria e Kosovës u përgëzua për menaxhimin shembullor me pandeminë.

“Zaev e njoftoi Kryeministrin në detyrë Kurti se Maqedonia e Veriut është ballafaquar me pandeminë me një Qeveri teknike në detyrë, por se shpejt do të përcaktohet data e zgjedhjeve të përgjithshme të cilat priten të mbahen në korrik të këtij viti”, njofton Qeveria e Kosovës përcjell Klan Kosova.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Në rrafshin e bashkëpunimit fqinjësor dhe rajonal, ish-kryeministri i Maqedonisë së Veriut ofroi gatishmëri për bashkëpunim dhe mbështetje të plotë. Ai tha se ka respekt të veçantë për Kosovën dhe popullin e saj. Kosova dhe Maqedonia e Veriut kanë për qëllim ruajtjen dhe zhvillimin e marrëdhënieve fqinjësore ashtu sikurse kanë edhe qëllim të përbashkët anëtarësimin në Bashkimin Evropian”.

“Prandaj edhe bashkëpunimi dhe koordinimi janë të rëndësishëm. Aty u diskutua edhe tema e dialogut në mes Kosovës dhe Serbisë. Të dy bashkëbiseduesit u pajtuan se dialogu është i suksesshëm atëherë kur prodhon një marrëveshje të pranueshme e largpamëse, dhe një marrëveshje të qëndrueshme si për palët e përfshira në të ashtu edhe për rajonin”.